A më lejohet ta mbaj një pjesë të rrogës për t’u zbukuruar, pasi burri im flet me femra të tjera…? – Dr. Imam Ahmed Kalaja

Pyetje: A është gjynah nëse unë nga rroga që fitoj të mbaj një pjesë pa e ditur burri, që unë të kujdesem sa më shumë për veten time, sepse e kam parë disa herë burrin që flet me goca në telefon dhe mua më lë pas dore, dhe e bëj këtë në mënyrë që të jem sa më e paraqitshme dhe më tërheqëse për të?

Përgjigje: Fetarisht në situata të tilla, personi në fjalë duhet të këshillohet për hir të Zotit, se përderisa çdo mashkull, çdo burrë, nuk do të dëshironte që bashkëshortja e tij të kishte komunikim me meshkujt dhe do të bëhej shumë xheloz për këtë gjë, atëherë nuk duhet që ta bëjë vetë një gjë të tillë. I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam) ka thënë: “S’ka besuar me të vërtetë, me besimin e plotë, asnjëri prej jush, derisa të dojë për vëllain e tij atë që do për veten e tij.”

Pra, nëse ti do që gruaja jote të jetë sa më e përkushtuar ndaj teje, të të dhurojë ty sa më shumë dashuri, të jetë sa më e ruajtur dhe ta ruajë shikimin e saj nga meshkujt e huaj, të njëjtën gjë duhet ta bësh edhe ti. Kjo vjen pas asaj që është frika prej Zotit. Frika prej Zotit është që njeriu, që është një musliman i mirë dhe i devotshëm, nuk duhet të ketë punë që të komunikojë me femra të huaja për të. Allahu në Kuran ka ndaluar shikimin dhe na kufizon në shikim. Thotë Allahu në Kuran: “Thuaju besimtarëve që t’i ulin shikimet e tyre.” Të ulësh shikimin, e jo më të flasësh, të kesh komunikim, të kesh dërgim fotosh etj. Zoti thotë shikimin ta ulësh, ndërsa për komunikimin s’bëhet fjalë që s’duhet të ketë komunikim etj. Por nuk po e themi këtë pjesë fare, ne po themi që nëse ti do që gruaja jote të jetë e përkushtuar ndaj teje dhe mos t’i ketë sytë e saj vetëm se tek ti, atëherë ji dhe ti i tillë. Pra, duhet të jetë një raport i tillë reciprok dhe kjo është e padiskutueshme.

E rëndësishme, në raport me pyetjen që bën motra, absolutisht që lejohet, madje ty të lejohet edhe mos t’ia japësh rrogën fare atij e ta mbash të gjithën për vete, apo gjysmën për vete, absolutisht, është haku jot është e drejta jote. Sidomos nëse burri është i tillë dhe sillet në këtë formë.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon