Pyetja: A lejohen vathët për meshkujt në vesh apo në fytyrë?
Përgjigja: La ilahe il Allah. Vathët janë bizhuteri të cilat zakonisht përdoren për femrat. E rëndësishme; nuk është traditë e jona një gjë e tillë është traditë e futur. I thashë njërit: “Pse e ke vathin në veshin e majtë?”-tha: “Se jam djalë i vetëm.” Kështu ishte rregulli në disa vende, në disa zona, por faktikisht kjo nuk është traditë e jona është traditë e ardhur nga vendet e tjera dhe nuk është traditë e mashkullit të ketë bizhuteri në trupin e tij. E mashkullit në përgjithësi nuk është traditë e tij që të vendosë pirsing e gjëra e tjerë e tjerë dhe e myslimanit në veçanti, sepse kjo fe përveç dinjitetit, përveç seriozitetit, i jep mashkullit edhe burrëri dhe e plotëson femrën në feminitetin e saj. Mrekulli kjo fe! Pra, të jesh mysliman dhe të sillesh si mashkull thjeshtë nuk është normale, myslimani sillet si burrat dhe myslimania sillet si gratë; femër e pjekur, e plotësuar, me dinjitet, me karakter, serioze. Po kështu edhe mashkulli sillet si burrë, me traditë burrash, me ulje burrash, me ndenje burrash, me fjalë burrash, me paraqitje burrash.
Dr. Imam Ahmed Kalaja