Nëse kemi dhimbje koke të vazhdueshme!

Pyetja: Kam jashtë mase dhimbje koke dhe nuk po më ndalet me asgjë, nuk e di pse?

Përgjigja: Kjo është një pyetje që duhet t’i drejtohet mjekësisë, duhet parë në mjekësi çështja, duhet parë se ku është problemi. Ka njerëz që mendojnë se hoxha di gjithçka dhe pyesin, por e vërteta është që ne edhe këto dije që kemi i kemi të kufizuara, jo më të dalim jashtë fushës sonë të njohurive mbi islamin. Kështu që këshillohet personi në fjalë ta ndjeki situatën me mjekësi problemin e vet dhe ta gjejë problemin se ku është. Por mund të bëjë edhe rukje, mund të bëjë hixhame, mund të këndohet (pra të yshtet). Pra të gjendet sebepi, dhimbja e kokës është pasoja, duhet të gjendet shkaku se nga ku buron dhe në qoftë se gjendet shkaku mendoj që ka zgjidhje. Kështu që kjo është një çështje që në radhë të parë i kthehet eksplorimit të shkakut, duhet të gjendet shkaku çfarë ka ose cila është arsyeja pastaj ka zgjidhje inshaAllah.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon.