Pyetje: A kam gjynah unë që falem vetëm me suren Ihlas se nuk di gjë tjetër?
Përgjigje: Jo inshaAllah s’ke gjynah. Tani fut dhe El-Fatihanë në program avash-avash dhe me të mësuar edhe El-fatihanë dhe me suren Ihlas je mashaAllah. Pastaj ndoshta më vonë mëson ndonjë sure tjetër, por për momentin je në rregull. Meraku jot se a të quhet namazi është mrekulli më vete, elhamdulilah, pra ti ke merak dhe e ke siklet këtë punë, kjo është elhamdulilah mirësi e madhe, por kjo nuk do të thotë që mos ta mësosh El-Fatihanë.
Dr. Imam Ahmed Kalaja