Si mbahen duart, krahët në namaz?

Pyetje: Si mbahen duart, krahët në namaz?

Përgjigje: Ka një hadith interesant për këtë gjë që thotë: “Jam urdhëruar unë dhe të gjithë profetët para meje që t’i lidhim duart në namaz.” Për këtë arsye, po t’i shohësh katër medh’hebet, edhe malikijtë në një nga dy mendimet e medh’hebit, thonë që njeriu në namazin e tij duhet t’i lidhi duart. Pastaj se ku i lidh duart ka mendime, dikush thotë poshtë kërthizës, dikush thotë mbi kërthizë, dikush thotë sipër kërthizës dhe dikush thotë mbi kraharor, sipas mendimeve dhe interpretimeve, por që lidhja është me hadith. Po kështu prekja e parakrahut është e përmendur në hadith. Për këtë arsye kemi thënë që mendimi më i saktë në çështjen e duarve është që njeriu të rrijë në mes, këtu i ka prekur të gjitha, edhe barkun e ka prekur, edhe stomakun e ka prekur dhe dërrasat e kraharorit i ka prekur dhe është në rregull me të gjitha (për ilustrim shiko videon). Nëse dikush do t’i përmbahet një medh’hebi të caktuar, a është namazi i tij i saktë? Po, s’ka diskutim. Thjesht ky është diskutimi se çfarë është ndoshta më optimale, ndërsa që namazi është i saktë i mbajte poshtë kërthizës, i mbajte mbi kërthizë, i mbajte sipër kërthizës, i mbajte mbi gjoks lart fare, i mbajte në mes mbi gropën e stomakut, i mbajte të lëshura siç i mbajnë malikijtë; namazi është i saktë. Pra, ne duhet të jemi të qartë për një gjë: nëse për një çështje të caktuar ka një medh’heb që e ka thënë këtë fjalë s’diskutohet, puna është diskutimi kush është më optimalja, kush është ajo më e mira etj., por që për saktësi dhe për vlefshëmri namazi nuk flitet për derisa është një çështje të cilën e kanë medh’hebet.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon