Pyetje: A i lejohet femrës që të thotë salavate kur është me cikël?
Përgjigje: I lejohet gruas që është në ciklin mujor të bëjë të gjitha adhurimet përveç namazit dhe agjërimit, të gjitha adhurimet tjera mund t’i bëjë, domethënë mund të përmendi Zotin, mund të bëjë dhikrin, mund të bëjë dua, mund të çojë salavate për Pejgamberin, alejhi salatu we selam. Madje një pjesë e mirë e juristëve islamik, e shkollarëve të islamit, thonë që i lejohet madje dhe të lexojë Kuranin, nuk përbën asnjë lloj problemi fetarisht dhe ky është mendimi ndoshta më i saktë dhe më i drejtë, sepse nuk ka ndonjë argument që e ndalon femrën të lexojë Kuran duke qenë me menstruacione, është një hadith faktikisht, por është hadith i dobët nuk është hadith i saktë, kështu që i lejohet. Shumica e dijetarëve dhe xhumhuri thonë që nuk bën, duke u mbështetur në një hadith i cili thotë: “Gruaja e cila është me cikël nuk lejohet që të futet në xhami dhe të lexojë Kuran.”, por faktikisht ky hadith është i dobët dhe ka ndodhur në kohën e Pejgamberit, salallahu alejhi ue selam, që e ka lejuar një grua të jetojë në xhami një muaj, dhe një grua normalisht brenda muajit e kalon fazën e menstruacioneve, kështu që Profeti nuk e nxorri nga xhamia gjë që tregon se lejohet, edhe hadithi që thotë nuk lexon Kuran dhe nuk futet në xhami është hadith i dobët, megjithatë ka prej dijetarëve të islamit që e ndalojnë një gjë të tillë. Ne besojmë që më e sakta është se lejohet. E rëndësishme, për mos t’u futur në debat, i lejohet femrës me menstruacione të bëjë çdo lloj adhurimi përveç agjërimit dhe përveç namazit për të cilat ka argument, për gjë tjetër nuk ka argument dhe jemi të obliguar t’i përmbahemi argumentit.
Dr. Imam Ahmed Kalaja