Cili është haram më i madh, ngrënia e mishit të derrit apo pirja e alkoolit?

Pyetje: Desha të pyes cili është haram më i madh, ngrënia e mishit të derrit apo pirja e alkoolit, sepse këtu në Europë shumë muslimanë duke përfshirë personalitetet në përgjithësi, ruhen shumë nga mishi i derrit kurse alkoolin e konsumojnë?

Përgjigje: Gjynah i madh është e para gjynah i madh është e dyta, nuk është se sheriati ka vendosur ndonjë peshore mes të dyjave. Por nuk ka dyshim se alkooli është nëna e të këqijave, se në fund fare mishi i derrit dëmton vetëm personin që e konsumon shëndetin e tij etj., ndërsa alkooli shkatërron familjen, shkatërron punën, shkatërron suksesin në jetë; nëna e të këqijave.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon