Pyetje: A është e vërtetë se Zoti na i ka shkruajtur tre gjëra kur kemi ardhur në këtë jetë: ditën e lindjes, fatin dhe vdekjen?
Përgjigje: Gjithashtu dhe një gjë tjetër të katërt, se si do të përfundojmë, me grupin e të lumturuarve apo me grupin e të dëshpëruarve. Abdullah Ibn Mesudi, radijAllahu anhu, thotë: “Na ka treguar Pejgamberi, salallahu alejhi we selem, më besniku i besnikëve dhe më i sinqerti i të sinqertëve, se njeriu në barkun e nënës kalon në dyzet ditë, fekondimi i parë, pastaj formën e gjakur të ngjizur, pastaj formën e çamçakëzit të shtypur, pastaj mishi kockat gjithçka dhe në krye të dyzet ditëve mbyllen të gjitha këto. Mbas dyzet ditësh vjen meleku dhe i thotë Zotit: ‘O Zot mbaroi krijimi i kësaj foshnjeje, çun apo gocë?’ (E vërteta është që gjinia caktohet që në fillim, por merr formë përfundimtare mbas dyzet ditësh apo dyzet e nji ditësh.) Pastaj vazhdon zhvillimin fetusi derisa shkon në ditën e 120-të. Ditën e 120-të vjen një melek tjetër, ky meleku tjetër urdhërohet për katër gjëra: urdhërohet për exhelin (jetën sa do të jetojë nga fillimi deri në fund, pra fillimin dhe vdekjen), urdhërohet që t’i shkruajë furnizimin si do ta ketë, urdhërohet që t’i shkruajë se do të jetë kur të vdesi i lumturuar apo do të jetë i dëshpëruar.”
Po, kjo është e vërtetë.
Dr. Imam Ahmed Kalaja