Çfarë tha profeti Muhamed, alejhi selam, para vdekjes?

Pejgamberi, salallahu alejhi we selem, pra vdekjes së tij tha: “Zoti ma shtriu botën para syve të mi, pashë lindjen dhe perëndimin dhe vura re se kjo fe do të depërtojë në çdo shtëpi, në çdo kasolle dhe në çdo çadër. Nuk do të mbesë skutë pa depërtuar kjo fe dhe ky besim.” Ne pothuajse jemi në këtë kohë ku islami s’ka lënë skutë, strehë, shtëpi pa u futur, me hir apo me pahir, diku me dëshirën për t’ia ulur vlerat dhe për t’i dhënë imazhin jo të vërtetë që ka islami dhe diku tjetër me mundin, me djersën dhe me pastërtinë e besimtarëve dhe besimtareve të cilët mundohen të çojnë në vend misionin që Zoti i ka ngarkuar, i cili është i dyjëzuar: adhurimi i Zotit Një i Vetëm e pastaj përmirësimi dhe rregullimi i jetës në tokë.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon