A është e vërtetë se kush nuk jep zekatin nuk i pranohet as namazi? – Dr. Imam Ahmed Kalaja

A është e vërtetë se kush nuk jep zekatin nuk i pranohet as namazi?

Përgjigja: Kjo nuk ka lidhje me fenë e Zotit. Me fenë e Allahut kjo nuk ka lidhje. Kushdo që të jetë ai që e ka thënë, s’ka lidhje. Dikush fal namaz rregullisht dhe i pranohet namazi dhe ai nuk jep zekatin. Ç’lidhje ka? Pse duhet të jenë të lidhura me njëra-tjetrën? Ai që i bën lidhje këtyre të dyjave s’ka kuptuar një nga normat më minimale se si funksionon feja e Zotit. Urdhëresat në islam janë të shkëputura nga njëra-tjetra; namazi duhet se është adhurim, agjërimi duhet se është adhurim, zekati duhet se është adhurim, haxhi duhet se është adhurim, sadekaja duhet se është adhurim etj. Po edhe haramet: kjo nuk duhet bëre se është haram, por nuk ka lidhje me këto tjerat etj. Kështu që edhe dikush bën namaz, por s’bën tjerat. Dikush bën agjërimin, por s’bën tjerat. Dikush bën haxhin, por s’bën tjerat. Ça të themi s’pranohet haxhi?! S’ka lidhje. Haxhi është adhurim më vete, nëse e bën në rregull është adhurim më vete. Agjërimi është më vete, s’bën tjerat dhe bën agjërimin është më vete.
Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon.