Çfarë ndodh nëse bëjmë gjynahe kur jemi në vetmi? -Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kur veçohemi nuk e trajtojmë Zotin ashtu siç flasim për Të kur jemi me njerëzit. Kështu që, ndonjëri prej nesh bëhet me turp po ta shohë dikush duke bërë një gjynah, ose duke bërë një mëkat, e nuk i vjen aspak turp prej Zotit të tij në një moment kur nuk e sheh askush tjetër përveç Zotit. Faktikisht ky njeri, nuk e ka bërë Zotin gjënë më të rëndësishme për të, gjënë më të vlerësuar tek ai. Për këtë arsye ekziston një thirrje në Ditën e Gjykimit që është thirrja e Zotit: “O ti që e bëre Zotin më të pavlefshmin shikues tek ti.” Që do të thotë se sa ishe me njerëzit dukeshe i mirë dhe sa u veçove me Zotin tënd nuk le gjë pa bërë, që do të thotë se më i pavlefshmi tek ti është Zoti, se uAllahi me njerëzit ruhesh, je i kujdesshëm, bën si musliman i mirë, si i ndershëm. Për këtë arsye tha Profeti (salallahu alejhi ue selam): “Do të ketë prej njerëzve që vijnë në Ditën e Gjykimit me sevape dhe mirësi sa vargmali i Tuhanës (është një vargmal që nis nga Medineja dhe mbaron në Mekë, ose diku mes tyre, aq i madh është) e Zoti do t’ua bëjë sevapet pluhur.” E pyetën Profetin (salallahu alejhi ue selam): “O Pejgamber i Zotit po çfarë kanë bërë këta njerëz të cilët Zoti sevapet u kthen në pluhur?” Tha: “Kanë qenë njerëz që kur veçoheshin me Zotin e tyre i shkelnin të gjitha kufijtë.” Kjo nuk është sjellje fisnikësh, për këtë arsye dhe Zoti nuk e trajton këtë njeri me fisnikëri. Pse? Se Zotin e bëri më të pavlefshin shikues tek ai. Zoti na ruajtë!

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon.