A e ka dënuar Zoti burrin tim që është martuar me mua?

Pyetja: Pas njëzet vitesh martesë, për shkak të zënkave që bëjnë fëmijët burri më mallkon, thotë: “Zoti më ka mallkuar që jam martuar me ty.”, dhe mua kjo më mërzit shumë, sepse i thonë gjithë këto vite martesë.

Përgjigja: Motrat tona besimtare i vuajnë shumë këto gjëra, sepse elhamdulilah Zoti i Madh e ka krijuar femrën më një lloj ndjeshmërie të theksuar, me ngarkesë emocionale, për këtë arsye është edukuesja më e mirë, rritësja më e mirë e fëmijëve, e ka bërë Zoti të atillë. Dhe ja për shembull kjo motra është prekur pse burri i ka thënë kështu.

Po le të thotë moj motër, çfarë problemi ka? Ndërsa ti thuaji burrit: “Kurse mua Allahu më ka bekuar me ty, elhamduliah, jam shumë e lumtur që Zoti ka zgjedhur për mua zotërinë tate.” Ai thotë më ka mallkuar, ti thuaji mua më ka bekuar. A të ka dhënë Zoti tre fëmijë me këtë burrë?

Të ka bekuar uAllahi, elhmadulilah. Ai thotë: “Më ka mallkuar Zoti që më ka lidhur me ty.” Thuaji: “Po mirë o burrë, kushedi çfarë gjynahi ke bërë më përpara dhe më ka sjellë Zoti mua me të la gjynahet.” Pra, motrat tona nuk duhet ta përjetojnë kaq shumë, çdo fjalë ta vendosin në peshore, ta analizojnë.

Po le të thotë burri, moment e ka burri, pastaj pas një gjysëm ore e harron këtë muhabet. Kështu që mos e vuani shumë këtë pjesë, sepse burrat kanë ngarkesë dhe ndonjëherë këtë ngarkesë e shkarkojnë gabimisht jo në vendet e duhura. Kështu që mënyra më e mirë është që thjesht duhet ta kthjellosh burrin, jo ta mbash fjalën e burrit ngarkesë.
Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon.