Pyetje: Kam dëgjuar që kur vdes dikush në familje duhet të japësh sadaka përpara se të varroset personi që ka vdekur, a është e vërtetë?
Përgjigje: Jo, kjo nuk ka asnjë lloj baze në fe dhe në besim. Nuk ekziston kjo lloj gjëje. Nëse dikush do të japë sadaka për të le të japi, por që të thuash që kur vdes dikush duhet të jepet sadaka përpara se të varroset, ta bësh këtë si ligj dhe si rregull, themi kjo është një gjë për të cilën nuk ka argument. Nëse dikush do ta bëjë le ta bëjë, por mos të shitet, mos të thuhet dhe mos të bëhet kjo si rregull fetar. Ku është problemi mes të dyja rasteve? Momentin që bëhet rregull fetar kemi bërë bidat. Në momentin që dikush e bën me nijetin që me dhënien e kësaj sadekaje inshaAllah do i lehtësohet jeta në varr babait, ose e jep vëllai për motrën, motra për vëllain, nxënësi për mësuesin e tij, mësuesi për nxënësin që i ka vdekur jep sadaka përpara se të varroset, nuk ka problem, nuk ka asnjë lloj problemi nëse e jep me nijetin që Zoti t’ia lehtësojë. Mirëpo, që të bëhet edukatë dhe të bëhet sjellje kthehet në bidat. Ku është problemi këtu? Sa njerëz kanë vdekur në kohën e Pejgamberit, alejhi salatu we selam, sa xhenaze ka falur Pejgamberi salallahu alejhi we selem, a ka ndodhur ndonjë rast i vetëm që Pejgamberi, salallahu alejhi we selem, të thotë jepni sadaka përpara se të varroset? S’ka ndodhur në asnjë rast të vetëm e përderisa nuk ka ndodhur në asnjë rast të vetëm ne nuk mund ta bëjmë rregull. Në qoftë se dikush e bën nuk ka problem, por nëse dikush e kthen në rregull dhe thotë që kur vdes dikush duhet me dhënë sadaka përpara se të varroset themi që kjo është një gjë për të cilën nuk ka argument, ta kthesh në rregull, ta kthesh në metodologji s’ka argument dhe kjo kalon në bidat, por nëse njeriu e bën pa e kthyer në rregull dhe në traditë nuk ka problem.
Dr. Imam Ahmed Kalaja