Nëse e lexojmë Kur’anin me mend, a shpërblehemi?

Pyetje: A marrim sevap (shpërblim) nëse e lexojmë Kur’anin me mend?

Përgjigje: Leximi i Kur’anit me mend nuk është lexim, por është mendim. Për këtë arsye Zoti e ka quajtur Kur’anin Kur’an, që do të thotë libri për t’u kënduar, për t’u lexuar, fjala Kur’an vjen nga fjala e Zotit ‘karrae’, fjala e parë nga Kur’ani që ka zbritur në tokë është ‘Ikra-Lexo’, nga e njëjta fjalë vjen fjala Kur’an. ‘Karraa jekrau Kur’ane – Lexoi, lexon, libër i lexuar’. Kështu që, nuk quhet leximi i Kur’anit lexim po nuk u shqiptua, por quhet mendim dhe për mendimin nuk ka asnjë argument që ka shpërblim, por për leximin. Tha kush e lexon kul huwAllahun tre herë e ka shpërblimin sikur ka lexuar gjithë Kur’anin, nuk tha kush mendon tre herë kul huwAllahun ka shpërblimin sikur ka lexuar gjithë Kur’anin. Kështu që duhet lexim, për ndryshe nuk bën dobi.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon