A e mallkojnë ëngjëjt (melaiket) burrin që nuk i përgjigjet gruas së tij në shtrat?

Pyetja: Në hadith thuhet që melaiket e mallkojnë femrën kur nuk i përgjigjet burrit të saj në shtrat, po e kundërta, nëse burri nuk i përgjigjet gruas së tij, a e mallkojnë melaiket?

Përgjigja: Po edhe burri duhet t’i përgjigjet patjetër, por nuk ka argument që e mallkojnë melaiket.

Këtë burrë që nuk i përgjigjes gruas nuk ka argument që e mallkojnë melaiket, por edhe ai duhet t’i përgjigjet gruas. E nëse nuk i përgjigjet, gruaja ka të drejtë ta çojë çështjen në divorc. Se në fund fare gruaja është martuar për familje, është martuar për burrë, është martuar për të kryer të gjitha zhvillimet normale të natyrshme fiziologjike që ka nevojë një femër ndaj një mashkulli me të cilin është martuar.

Kështu që Zoti i udhëzoftë këto meshkuj se s’janë burra.
Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon.