Pyetje: A bëjmë gjynah nëse shikojmë hënën për të shartuar pemët?
Përgjigje: Në lidhje me shikimin e hënës për shartimin ose për prerjen e degëve ose për prerjen e sythave, shihet hëna nuk ka asnjë lloj problemi, por jo si besëtytni, shihet sepse ka të bëjë me baticën dhe me zbaticën. Nëse ti e pret në kohë të baticës ose në kohë të zbaticës është problem kjo është në rregull, qëndron, sepse është sebep i vërtetuar shkencërisht, nuk ka asnjë problem. Por jo si besim se kur është hëna e re ndodh kështu e ecën mbarë e ka për t’u mbushur plot me prodhim etj., jo s’ka lidhje me këtë.
Pra, këtu kemi arsye shkencore, përderisa kemi arsye shkencore qëndron.
Dr. Imam Ahmed Kalaja