Pse njeriu është në sprovë? – Dr. Imam Ahmed Kalaja

Pse njeriu është në sprovë?

Njerëzit me njëri-tjetrin janë në sprovë. Kjo është e vërtetë, por jo vetëm njerëzit me njëri-tjetrin janë në sprovë; ne jemi në sprovë edhe me kafshët, ne jemi në sprovë edhe me ambientin, ne jemi në sprovë me natyrën, ne jemi në sprovë me bimët. Domethënë njeriu është kudo i sprovuar. Çdo gjë është amanet për ne. Për këtë arsye duhet të jemi shumë të kujdesshëm, për këtë arsye duhet të jemi shumë bamirës, për këtë arsye duhet të jemi shumë të ndjeshëm. Dhe nëse nëse je në pyll, nëse nuk të duhet thyerja e degës, pse e thyen?! Dhe pse je në pyll ku nuk të sheh askush, pse e djeg, kur nuk duhet ta djegësh?! Dhe nëse je në pyll, pse e hedh plastmasin?! Domethënë ideja është edukimi shpirtëror, dlirësia shpirtërore dhe t’i bësh këto vepra për të menduar se mund të jetë sebep për të kënaqur Zotin. Siç tha Profeti (alejhi selam): “Një burrë largoi një ferrë nga rruga, Zoti e falenderoi dhe e futi në Xhenet.” Për një ferrë, kjo tregon që merre me mend se çfarë mëshire ka Zoti ndaj atyre njerëzve që bëjnë edhe më shumë vepra të mira: i ndërtojnë shtëpiat njerëzve, i gjejnë punë njerëzve, falin namazin, japin zekatin, bëjnë haxhin etj. A e kupton se çfarë është mëshira e Zotit? Mëshira e Zotit është që ai hoqi një ferrë nga rruga e Zoti i fali Xhenetin, e falenderoi Zoti atë burrin vetëm pse hoqi një ferrë nga rruga. Domethënë Zoti i Madh ka hesape tjera, mënyra sesi funksionojnë gjërat tek Zoti janë shumë më ndryshe sesa ç’mund të jenë tek ne, ne i bëjmë gjërat gabim kur duam të kalkulojmë Zotin me perceptimet apo me mendimet tona.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon.