Kush do të jetë më pranë meje (Pofetit a.s) në takimet e botës tjetër? – Dr. Imam Ahmed Kalaja

…Hadithin i cili flet për Kijametin, hadithin në të cilin Pejgamberi (alejhi salatu ue selam) tregon se me kë do të ulet në botën tjetër dhe me kë do të rrijë në botën tjetër. Tha Profeti (alejhi selam): “A t’ju tregoj se kush do të jetë më pranë meje në takimet e botës tjetër?!”
Që do të thotë në botën tjetër Pejgamberi (alejhi salatu ue selam) do të ulet me vëllezërit besimtarë, do të ulet me muslimanët, do të ulet me ndjekësit e tij. Mirëpo do të ketë disa njerëz që në këto takime do të jenë njerëzit që i rrinë më afër Pejgamberit (alejhi salatu ue selam).
Ka thënë Profeti: “A t’ju tregoj se kush do të jetë më pranë meje në takimet e ahiretit?!” Thanë: “Po o Pejgamber i Zotit na i trego kush do të jetë.” Tha: “Më të sjellshmit dhe më të edukuarit në mesin tuaj do të jenë më pranë meje në takimet e ahiretit. Ndërsa njerëzit që do të jenë më larg meje në takimet e ahiretit do të jenë ata që s’kanë edukatë dhe nuk sillen mirë. Ata që kur flasin injorojnë, ata që kur flasin mundohen t’i poshtërojnë njerëzit, ata që kur flasin, flasin me krenari, ata që kur flasin, flasin me fjalë të mëdha, ata që kur flasin mbartin në fjalët e tyre thashetheme dhe përgojime.” Zot na ruaj!
Dr. Imam Ahmed Kalaja
Kliko këtu për të shikuar videon.