Për ata që kanë probleme me namazin! – Dr. Imam Ahmed Kalaja

Dua të jap dy mesazhe. Mesazhi i parë: ju që keni probleme me namazin dhe akoma nuk jeni të rregullt me namazin, a e kuptoni që ka njerëz që ndalohen nga namazi dhe s’mund të falin namaz?! Ndonjëri që na ndjek dhe ka probleme me namazin, duhet të kuptojë që ka njerëz që duan të falen, por nuk falen dot se nuk i lënë prindërit të falen.

Mesazhi i dytë ka të bëjë me prindërit: o ju njerëz që virusi i ateizmit dhe i komunizmit akoma është në gjakun dhe trupin tuaj, lini fëmijët të falen! Ju lutem! Duhet të kuptoni që është në të mirën dhe interesin tuaj, se një fëmijë i mirë që e vendos ballin në sexhde, që i lutet Zotit, e din se Xheneti nuk fitohet pa kënaqësinë e prindërve. Prandaj mos u bëni pengesë për fëmijët tuaj, se ju nuk e dini çfarë mirësie dhe bekimi ju ka dhënë Zoti kur ju e keni njërin apo të gjithë fëmijët që falin namaz, prandaj mos u bëni pengesë për fëmijët tuaj!

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon