Gjelbërimi i shkretëtirës nga shenjat e Kijametit! – Dr. Imam Ahmed Kalaja

…Gjelbërimi i Gadishullit Arabik dhe kthimi i tij në kopshte dhe lumenj. Pra, jo që kur bie shiu e mbushet shkretëtira me lule, mbin dhe ka bimësi të çuditshme. Ka disa vende që janë shkretëtira, që kur bie shi, ose kur kalon periudha e shirave, kalojnë në një gjelbërim që ti nuk e mendon kurrë se aty ka pasur shkretëtirë, sa t’i vijë koha pastaj pas një muaji kthehet çdo gjë në origjinë, zhduket sikur nuk ka pasur ndonjëherë në të gjelbërim. Disa njerëz, marrin këto pamje dhe thonë që është kthyer shkretëtira në gjelbërim dhe mendojnë që u bë Kijameti, ose shpërthen ndonjë luginë uji atje dhe menojnë se ja filluan lumejtë.

I Dërguari i Allahut ka thënë: “Nuk do të bëhet Kijameti, derisa të kthehet edhe një herë toka arabe (Gadishulli Arabik) në kopshte dhe lumenj.”

Një nga shkencëtarët e mëdhenj, prej njerëzve që janë marrë me këtë fushë, fushën e gjeologjisë, kur e ka parë këtë hadith është habitur dhe ka thënë: “Kjo fjalë nuk mund të jetë fjala e një njeriu të zakonshëm.”

Disa ia bëjnë komentin hadithit me shkrirjen e akullnajave, rritjen e temperaturave etj.; dakord mund të jenë këto parathëniet e kësaj gjëje, por ne nuk mund ta vulosim dhe të themi që meqë është rritur temperatura dhe po shkrihen akullnajat u bë Kijameti se ka mbirë bari në shkretëtirë. Hadithi nuk ka për qëllim rritjen e barit. Jo! Murruxhe do të thotë kopshte dhe kopshti nuk quhet kopsht pse thjesht mbin bari një muaj apo dy muaj, kopshti quhet kopsht kur njeri mund të punojë në të, mund të mbjelli në të dhe mund të korri prodhim prej saj. 

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon