Në lidhje me burrat që nuk ndihmojnë gratë.

Kjo është një çështje që me të vërtetë duhet t’i kushtohet rëndësi. Ne burrat, ndoshta e kalojmë me të qeshur këtë punë, por me të vërtetë duhet të shihet me seriozitet. Ka thënë njëri prej burrave të moçëm, kur ka qenë duke bërë nikahun e gocës së tij. E ka pyetur kadiu: “A keni ju pala e vajzës ndonjë kusht për t’i vënë palës së djalit?” I ka thënë: “Po, një kusht.” I ka thënë:”Çfarë kushti?” Ka thënë: “Të zbatojë mbi gocën time thënien e Zotit:’Kaloni jetë të mirë me gratë e juaja.’ O vëllezër, çfarë kuptimi do të kishte për një burrë i cili me shokët, me shoqërinë, në punë (është) i butë, i urtë, i mirë, thua ky është shpirt robi, e kur shkon në shtëpi dhe mbyllet dera dhe mbyllen dritaret, ky kthet në ujk, kthehet në luan? Ky nuk është njeri o vëllezër! Burri duhet të jetë burrë jashtë e në shtëpinë e tij duhet të jetë në shërbim të familjes së tij.

Pejgamberi i Zotit ishte Profet i Zotit, i vinte shpallja prej Zotit (një), udhëheqës shteti (dy), kryetar i gjykatës së lartë (tre), komandant i ushtrisë (katër) e të gjitha hallet e umetit, kur shkonte në shtëpi ishte në shëebim të familjes së tij. Pasha Zotin, o vëllëzër, nuk ka kuptim sjellja e një njeriu mirë jashtë e keq brenda. Ky nuk është njeri normal. Dhe për këtë arsye nëse do të dish karakterin e një personi, çfarë karakteri ka, shih sesi sillet ne shtëpi. Aty duket robi, sepse aty nuk i frikësohet asnjë gjëje, jashtë ka frikë së i ikën puna, jashtë ka frikë se do flasin njerëzit, kurse aty kujt t’i frikësohet, gruas dhe kalamajve. Aty duket karakteri i mirë. Për këtë arsye kanë thënë burrat e hershëm, siç thuhet se ka thënë Omer ibn Hatabi: ”Burri njihet në tre raste: tek leku,” mund të duket shumë i mire, ra punë parash aty e njeh çfarë fytyre ka njeriu, provoje me lekë. E dyta thotë:”…në udhëtim,”. Çfarë ndodh në udhëtim? Udhëtimit arabët tha hoxha i thonë sefer, fjala sefer vjen nga fjala e gjuhës arabe që do të thotë të zhvishesh. Thotë njëri prej hoxhallarëve të mëdhenj: “Është quajtur udhëtimi me këtë emër, sepse e zhvesh njeriun nga morali dhe karakteri me të cilin ai shfaqet dhe i nxjerr në pah karakterin e vërtetë.” Çfarë të bën kur je me një njeriu udhëtar? Ditën e parë ruhet, e mban situatën, ditën e dytë ruhet, të tretën zbërthehet, del se kush është në të vërtetë njeriu, me fjalët, me moralin e me sjelljen e me të gjitha. Apo jo? Atëherë, e para tek leku, e dyta tek udhëtimi, e treta thotë (Omer ibn Hatabi): “toleranca mbi njeriun që i ka fuqinë.” Ke mundësi që t’ia marrësh hakun, t’ia marrësh shpirtn, por e fal, ai është burrë. Toleranca dhe sjellja me personin mbi të cilin ka fuqi, kjo është gruaja në fakt, njëri prej tyre është gruaja, ti ke fuqi mbi gruan. Apo jo?! Se nuk i jep llogari kujt. Apo jo?! Por do i japësh llogari Zotit (xhele xhelaluhu) për gruan tënde.

Për këtë arsye dhe udhëzimi islam thotë: “Më i miri në mesin e muslimanëve është ai që është më i miri me bashkëshorten e tij dhe unë jam më i miri në mesin tuaj për bashkëshortet e mia.” (salallahu alejhi ue selem). Kështu që, sjellja e mirë ndaj bashkëshortes është adhurim ndaj Zotit. Siç e adhuron Zotin duke u falur, duke agjëruar, duke bërë tespi, e adhuron Allahun duke u sjellë mirë ndaj bashkëshortes, knaqet Zoti. Pra siç e ka për obligim burri të sillet mirë dhe me kujdes, ashtu e ka obligim dhe guaja të sillet mirë me kujdes dhe t’i bindet burrit të saj. Lus Allahun që të na bëjë ne prej atyre burrave të vërtetë musliman, i cili i jep bashkëshrtes dashurinë, prehjen dhe mëshirën. O vëllezër! Të jesh i martuar është një nimet i madh dhe këtij nimeti, njeriu zakonisht ia di kimetin kur arrin një moshë që vjen duke u plakur. Unë kam bërë një sondazh, kam pyetur pleqtë edhe plakat, më ka rezultuar nëntëdhjetë e nëntë përqind nga të pyeturit, se plaku thoshte më mirë të vdes unë pastaj plaka, plaka thoshte më mirë të vdes unë pastaj plaku. Ja di kimetin, por është vonë, mirë dakord elhamdulilah, e ka kuptuar se çfarë do të thotë, por është vonë.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për ta shikuar videon.