Kur ne lutemi, do të ndodhë njëra nga këto tre gjëra! – Dr. Imam Ahmed Kalaja

Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) një herë me shokët e tij tha: “Njeriu kur lutet do të ndodhi njëra prej tre gjërave: ose do t’ia plotësojë Allahu dëshirën dhe kërkesën që ai ka, ose Zoti ka për ta ruajtur prej ndonjë fatkeqësie apo një të keqeje që i kanoset e njeriu nuk e din, duke mos iu përgjigjur lutjes së atij (pra, ti lutesh për diçka e Zoti të ruan nga një fatkeqësi tjetër që ti nuk e din se cila fatkeqësi do të godiste ty ose fëmijën tënd, ose pasurinë tënde, ose shëndetin tënd etj.), ose Zoti i Madh atë fuqinë e lutjes atë dua që ka bërë, atë ibadet që i ka bërë Zotit duke bërë dua Allahu do t’ia japi shpërblimin në ahiret.”

Thotë Allahu: “O robi Im, eja merr këto shpërblime dhe sevape.” I thotë robi: “O Zot, por unë nuk i kam bërë këto gjëra”, thotë Allahu: “O robi Im këto janë lutjet dhe duatë që ty nuk të janë pranuar në dynja.”, aty do të dëshironte njeriu që Allahu mos t’i kishte pranuar në këtë botë asnjë lutje dhe asnjë dua. Thanë: “O Pejgamber i Zotit, kështu siç po thua ti, atëherë i bie që të bëjmë dua sa më shumë.” Tha Pejgamberi (alejhi selam): “Allahu është edhe më shumë, ka për t’ju dhënë nëse ju i luteni shumë.”

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon.