Kuptimi i emrit të sures El Fatiha!

El-Fatiha do të thotë hyrje, ose parathënie. Kur’ani funksionon si një libër, vetëm se autori i këtij libri është Zoti, është Ai i Cili ka folur, Ai i Cili e ka sjellë këtë libër, domethënë ia ka zbuluar si revelatë Profetit Muhamed, alejhi salatu ue selam. Normalisht në çdo libër mbi sipërfaqen e botës çdo njeri përpara se të futet tek një libër do të lexojë parathënien e tij për të marrë një mesazh mbi librin. Pikërisht hyrja e Kur’anit, domethënë ne mund ta përkthejmë El-Fatihanë hyrje, është parathënia e Kur’anit. Çdo njeri që do të dijë se çfarë mesazhi përcjell Kur’ani dhe kush është mesazhi i revelatës hyjnore në përgjithësi atëherë mjafton që të lexojë faqen e parë të Kur’anit atë që quhet El-Fatiha, hyrja në Kur’an, ose hyrja në libër dhe ai do të kuptojë se ku rreh jo vetëm El-Fatihaja, por edhe ku rreh Kur’ani dhe çfarë synon islami nëpërmjet fesë që i zbriti Muhamedit, alejhi selatu ue selam. Pra, çfarë ka dashur Zoti i Madh prej njeriut, ne këtë mesazh mund ta marrim duke lexuar El-Fatihanë. Për këtë arsye El-Fatihaja në jetën e besimtarit është shumë e rëndësishme, është quajtur baza dhe esenca e gjithë Kur’anit, pra ajka e Kur’anit është e përmbledhur në El-Fatihanë.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon