Ka thënë Pejgamberi, salallahu alejhi we selam: “Allahu nuk do ta fusi në Xhenet mosrespektuesin e prindërve.”
Pse Zoti i Madh me Veten e Tij përmend edhe prindërit e njeriut? Dijetarët e kanë hulumtuar situatën dhe kanë dhënë tre përgjigje të bukura. Kanë thënë: “E para, se Zoti është Ai i Cili e krijon njeriun dhe kujdeset për të pa asnjë lloj interesi, kështu dhe prindi për fëmijën e tij e sjell në këtë botë dhe kujdeset për të pa asnjë lloj interesi. E dyta, Allahu e krijon njeriun, kujdeset për të dhe Ai s’ka nevojë për këtë njeri, as për shërbesat që ai mund t’i bëjë Zotit më vonë, se Allahu është El-Ganij, s’ka nevojë për asgjë, është më i Pasuri i të pasurve dhe se çdo gjë është pronë dhe pasuri e Tij. Ndërsa prindi kujdeset ndaj fëmijës dhe e rrit atë me kujdes, megjithëse fëmija ka nevojë për të dhe prindi nuk merr asgjë prej kujdesit që tregon ndaj tij kur ai është i vogël. E treta, Allahu është i Mëshirshëm dhe i Butë dhe Tolerant me robin e Tij, po kështu edhe prindi është i mëshirshëm, i dhimbsur dhe tolerant me fëmijën e tij.”
Dr. Imam Ahmed Kalaja