Burri nuk ma lejon veshjen islame (hixhabin), si duhet të veproj? – Dr. Imam Ahmed Kalaja

Pyetje: Burri nuk ma lejon mbulesën (hixhabin), si t’ia bëj për ta zgjidhur këtë lloj problemi?

Përgjigje: Përpara se të jap përgjigjen, le të shërbejë kjo pyetje si një mesazh për dy kategori njerëzish. E para, për ata të cilët akuzojnë besimtaret kur vendosin hixhabin se e vendosin për para, apo janë të mashtruara etj.; ja, ky është një rast ku një motër pyet për problemin e hixhabit, sepse ajo do ta vendosë hixhabin dhe bashkëshorti i saj nuk do. Kategoria e dytë, mesazh për ato motra besimtare të cilat akoma nuk janë të vendosura për ta vënë hixhabin, ndërkohë që ka motra të tjera që vuajnë për të vendosur hixhabin. Ka motra që burrat, apo prindërit, apo vëllezërit i lusin që të vendosin hixhabin dhe ato akoma nuk e kanë marrë vendimin, ndërkohë që ka të tjera që e vuajnë këtë pjesë. Prandaj le të shërbejë ky mesazh si një mësim për ata që akuzojnë dhe mashtrojnë dhe thonë që femra muslimane e vendos hixhabin pa dëshirën e saj dhe për ato motra besimtare që akoma nuk e kanë marrë vendimin për të vendosur hixhabin edhe pse janë kushtet, urdhëro, le të shohin se ka motra që vuajnë për të vendosur hixhabin. 

Le të vijmë tek përgjigja e pyetjes: motër, mundohu që gjërat t’i bësh me bindje, pra me kuptimin logjikisht, të përdorësh arsyen, të përdorësh të drejtën tënde dhe lirinë tënde për t’u mbuluar si një e drejtë e garantuar dhe si një e drejtë e çdo njeriu, një e drejtë që garantohet në të gjitha ligjet, në të gjitha në të gjitha kushtetutat, në të gjitha kartat. Domethënë njeriu duhet për njeriun, e jo të ndikojë kjo se pse vendosi shaminë apo hixhabin e kështu me rradhë. Kështu që, unë mendoj që me këmbënguljen tënde, me përdorimin e arsyes dhe logjikës, por edhe arsyetimit fetar, them që do t’ia dalësh mbanë me shpresën e Zotit, xhele xhelaluhu.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon