Pejgamberi i Zotit (salallahu alejhi ue selam) ka thënë: “Kush zgjohet natën dhe thotë: ‘La ilahe il-All-llahu uahdehu le sherike leh, lehul-Mulku ue lehul-hamdu ue huue ala kul-li shejin kadir; subhanAllah, elhamdulilah, la ilahe il Allah, Allahu ekber, la haule ue la kuuete il-la bil-lah, All-llahumme-gfir li’, dhe pasi e thotë këtë thotë: ‘O Zot më fal’, Allahu ka për ta falur. Po të bëjë dua në atë moment, pasi i tha të gjitha këto, duaja është e garantuar, e po të çohet të marri abdes dhe të fali dy rekate namaz Allahu ka për t’ia pranuar atë namaz.”
Dr. Imam Ahmed Kalaja