Pyetje: Cilat jane farzet e abdesit?
Përgjigje: Detyrimet e abdesit janë përmendur në Kur’an, në suren El-Maide ku Zoti thotë: “O ju që keni besuar, nëse do të falni namaz lani fytyrat tuaja, lani duart tuaja deri në bërryla, fërkoni kokat tuaja dhe lani këmbët deri në nyje.” Këto janë ato që janë përmendur në Kur’an. Normalisht larja e gojës dhe e hundës gjithashtu është e detyrueshme dhe fërkimi i veshëve është waxhib.
Dr. Imam Ahmed Kalaja