Përgjigja: Mënyra më e mirë për t’u ruajtur nga ziliqarët është, mbaji mend këto tre këshilla: e para, kërkoi ndihmë Zotit (thuaj suren Felek), kërkoi mbrojtje Zotit që të të ruajë Zoti, se çfarëdo që të bësh ti ziliqari ka zënë pritë, mizë po të kapësh ti thotë: “E kapi.”
Ai mund të ketë marrë aeroplan për vete, mund të ketë marrë një avion, nuk i duket asgjë përballë asaj mizës tënde, gjithë stresi i tij është tek miza jote. E pra gjë, duhet t’i kërkosh mbrojtje Zotit, vetëm Zoti mund të të bëjë derman me këta njerëz. E dyta, mos i ekspozo të mirat e tua përballë këtyre njerëzve. I them njëherë një vëllai që i tregonte të mirat në mexhlise dhe në takime, i them: “O vëlla, mos i trego.” Për Zotin e Madh, uAllahi bilahi, në përgjithsi dhe në të shumtën e rasteve, të gjitha gjërat që i ka treguar nëpër takime kanë dalë dështim.
Mos i ekspozo! Mund të jetë ai që ke përballë ziliqar dhe mund të jetë ai që ke përballë dashamirës, por mahnitet dhe të këput njësoj si ziliqari. Mos i ekspozo! Nëse ata mund të përballen me suksesin tënd apo me të mirën tënde mos ua zmadho, thuaji ndonjë gjw të tillë si: “UAllahi inshaAllah po bëhet, por duket keq puna.”, thuaji diçka të tillë, aty e kënaq atë dhe e shuan zjarrin e zilisë së tij. Kur i thua: “Po mor po u bë, por me të thënë të drejtën përsëri akoma…” Aty thotë ai: “Ahh, më duket se s’qenka bërë akoma.” dhe i bie zjarri.
E treta, bëji dhurata. Ia shuan zjarrin e zilisë, merre qerase, bëji ndonjë dhuratë, dërgoi ndonjë gjë, s’ka problem. Sepse në momentin që shkon dhurata shuhet energjia negative, shuhet zjarri. Këto tre gjëra mbaji mend!
Dr. Imam Ahmed Kalaja