Pyetje: Ndonjëherë kam stres dhe angazhohem me gjëra si futbolli ose shikoj foto të vjetra që të më iki kjo mërzitje, a lejohet?
Përgjigja: Ore vetëm mos rri i mërzitur dhe mos rri në stres, se të gjitha këto lejohen nuk ka asnjë problem, vetëm ti mos u mërzit. Por ka një zgjidhje më të mirë: namaz, salavatet, istigfari, përmendja e Allahut, shko një ditë nga varrezat shih si të ikën mërzia kur të shkosh tek varrezat, shko jepi një krah dikujt që ka nevojë për një ndihmë, shko tek një fukara, shko tek një jetim. Për Zotin e Madh, harron ç’është fjala stres edhe mërzitje. Angazhohu me një punë, merr një zanat, futu në një kurs, i harron për Zotin fjalën stres dhe mërzitje. Si të rrish duke tundur zinxhirët, si të rrish duke vrarë kohën normalisht që të kap stresi, të kap mërzitja, se ke humbur sensin se përse ke ardhur në këtë botë, ke humbur arsyen pse ekziston. Se një njeri që e di se përse ekziston nuk ka pse të mërzitet, as nuk ka pse të trishtohet.
Dr. Imam Ahmed Kalaja