Nëse shohim në ëndërr sikur na bëjnë magji! – Dr. Imam Ahmed Kalaja

Pyetja: U bë disa ditë që shoh në ëndërr sikur më bëjnë magji.

Përgjigje: Njeriu nuk duhet të referohet shumë tek ëndrrat për jetën e tij. Ëndrrat ka raste që janë këshilla ose orientime, ose si me thënë një lloj orientimi për një situatë të caktuar, porse nuk janë asnjëherë ëndrrat referencë. Kështu që mos u shqetëso nëse sheh ëndërr sikur të kanë bërë magji, sepse këto lloj ëndrrash zakonisht janë ëndrra prej shejtanit të mallkuar, thjesht ty shejtani do të të fusi në stres, do të të fusi në mendime sikur ti ke magji prandaj nuk po të ecën, prandaj s’po të shkon mbarë, ose -‘Ja të ka dalë dhe në ëndërr.’ S’ka lidhje fare, shejtani mundohet që ta trembë njeriun dhe prej mënyrave që shejtani e tremb njeriun është trembja nëpërmjet ëndrrave. Për këtë arsye ne themi që në islam ëndrrat janë tre llojesh: ëndrrat që janë sinjal nga Zoti, ëndrrat që janë ngacmim prej shejtanit dhe ëndrrat që janë thjesht gjëra që njeriu i mendon dhe këto i përsëriten dhe i sheh në ëndërr.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon.