Nëse rrethohemi nga njerëz të cilët meren me thashetheme.

Pyetja: Rrethohem nga njerëz të cilët përgojojnë, flasin keq dhe nuk praktikojnë besimin.

Përgjigja: Bëj sabër, bëj durim. Ti qenke njësoj si Pejgamberi (alejhi salatu ues-selam). Pejgamberi (alejhi selam) ka jetuar në një ambient njerëzish ku nuk flisnin mirë për të, flisnin keq dhe nuk besonin. InshaAllah Zoti të bën sebep që këta njerëz me ty të udhëzohen në fenë e Zotit. Le të jetë sjellja jote, edukata jote, korrektesa jote buzëqeshja jote, durimi yt çelësi më i mirë për t’i ftuar këta njerëz në fenë e Zotit. Kështu që bëj sabër, bëj durim, sepse po të kishte ikur Pejgamberi që në fillim…i thirri njerëzit në islam dhe nuk iu përgjigjën, po të bënte zgjidhjen që: ‘Epo mirë pra po iki, meqë ju nuk u përgjigjët!”, kjo nuk do të ishte zgjidhja e duhur. Zoti e la pikërisht në atë vend ku ata nuk iu përgjgijen thirrjes së tij, nuk e dëgjuan fjalën e tij, e la sa vite? Trembëdhjetë vite. Aty tek vendi yt, tek fisi yt, tek gjaku yt, tek lagjia jote, tek katundi yt, tek qyteti yt, aty të rrish; se inshaAllah Zoti të bën sebep mos një një tjetër, mos një një tjetër, inshaAllah Zoti udhëzon njerëzit në islam me ty ose për sebepin tënd.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon.