Pyetje: Si duhet ti falim namazet me zë dhe pa zë kur falemi vetëm?
Përgjigja: Falja e namazeve me zë është sunet kur je vetëm, kur je me xhemat, në farz apo nafile nuk ka lidhje. Dhe falja e namazeve pa zë për namazet që janë pa zë, është sunet kur je vetëm, kur je me imam, kur je pa imam, kur je në farz etj. Pra, falja e akshamit dy rekatet e para me zë është sunet, si për atë që është duke u falur me imam dhe si për atë që është duke u falur vetë.
Si për namazet sunet siç janë eklipsi i diellit, namazi i shiut, namazi i natës apo për namazet nafile siç është përshembull nafilja e vitrit.
Po kështu edhe namazi pa zë, është sunet për namazet që janë pa zë, farz ose nafile.
Përshembull dreka është sunet kur je imam, kur nuk je imam, kur je në vete apo me xhemat. Po edhe namazet sunete pa zë është sunet ti bësh pa zë kur je në vete apo kur je me xhemat. Kështuqë kur vjen të falësh dy rekatet pas drekës prej sunetit është që ti falësh pa zë. Rekatin e tretë të akshamit, prej sunetit është ti lalësh pa zë. Dy rekatet e fundit të jacisë, prej sunetit është ti falësh pa zë. / Dr. Imam Ahmed Kalaja. Kliko këtu për të parë videon.