Nëse dikush që ka ndërruar jetë i ka dhëmbët të vendosura me transplant, a duhet tia heqim?

Pyetja: Nëse dikush ka ndërruar jetë dhe i ka dhëmbët të vendosura me transplant apo me vida, a duhet që t’ia heqim dhëmbët kur ta varrosim apo ta lëmë ashtu siç është?

Përgjigja: Jo, nuk i hiqen, i lihen ashtu siç janë. Diskutimi mes dijetarëve ka qenë për dhëmbët e floririt, ka dy mendime: mendimi më i saktë është që lejohet heqja e tyre, pasi kjo mund të çojë në dëmtimin e të vdekurit, ngaqë mund të ketë njerëz të cilët gjurmojnë gjera të tilla dhe mund të dëmtojnë kufomën, për këtë arsye lejohet heqja e dhëmbëve të floririt. Ndërsa dhëmbët e tjerë të cilët janë, siç janë sot domethënë, të cilat nuk mund të përdoren, atëhere nuk hiqen. / Dr. Imam Ahmed Kalaja. Kliko këtu për të shikuar videon.