Si duhet të veprojmë nëse fëmijës i bie kërthiza? – Dr. Imam Ahmed Kalaja

Pyetja: E kam vajzën dhjetë ditëshe dhe mbrëmë i ka rënë kërthiza, çfarë duhet të bëjmë me kërthizën e rënë?

Përgjigja: Hidhe në mbeturina, nuk ka nevojë të varroset, nuk ka nevojë të groposet; është papastërti, hidhe në mbeturina dhe nuk ka asnjë lloj gjëje. S’ka asnjë lloj shejtërie. Nuk duhet tharë, nuk duhet ruajtur, nuk duhet balsamosur; është një papastërti që e ka kryer funksionin e vet dhe hidhet. Ndësa këto që: duhet ruajtur, duhet varrosur, dhe mundësisht aty ku e hedhim dhe e varrosim duhet të varroset njeriu mbasi të vdesi; të gjitha këto janë përralla dhe besëtytni.
Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon.