Cilat janë rastet kur besimtarit nuk i pranohet namazi?

Pyetja: Cilat janë rastet kur besimtarit nuk i pranohet namazi?

Përgjigja: Nëse besimtari e fal namazin sipas të gjithë rregullave s’ka arsye pse mos t’i pranohet namazi i tij, namazi në çdo rast është i pranuar. Dhe ne duhet të mendojmë mirë për Zotin, nuk duhet të mendojmë keq për Zotin tonë. Kështu që namazi në origjinën e tij është i pranuar: nëse njeriu i plotëson kushtet e namazit, nëse njeriu i plotëson shyllat e namazit, nëse njeriu është i përqëndruar në namazin e tij, nëse njeriu është i përkushtuar ndaj Zotit në namazin e tij namazi i tij është i pranuar. A ka raste kur nuk pranohet namazi? Po, ka raste. Kur njeriu nuk ka plotësuar diçka nga kushtet e namazit ka rrezik dhe ka mundësi që në këtë rast namazi i tij të mos pranohet. Kur njeriu nuk ka plotësuar diçka nga shtyllat e namazit, ka mundësi dhe ka rrezik që namazi i tij në këtë rast të mos pranohet. Kur njeriu fal namaz por nuk e ka mendjen në namaz, nuk përqëndrohet në namaz, ka mundësi që namazi i tij të mos pranohet. Nëse njeriu është në rregull: me kushtet, me shtyllat dhe është i përqëndruar në namazin e tij aq sa ka mundësi të përqëndrohet, nuk është kusht që përqëndrimi i tij të jetë njëqind për qind, pa ndalesë, por të paktën me aq sa është i vëmendshëm inshaAllah pranohet namazi i tij.
Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon.