Sa pjesë trashëgimie i takon vajzës?

Pyetje: Sa është pjesa që i takon vajzës në trashëgimi nga prindërit e saj?

Përgjigje: Kjo është një çështje që brenda fëmijëve musliman zgjidhet nëpërmjet marrëveshjes. Procedura ligjore e trashëgimisë ka një hapësirë ligjore që quhet marrëveshja mes trashëgimtarëve. Mundet që trashëgimtarët të bien dakord mes njëri-tjetrit për një ndarje të caktuar të pasurisë dhe nëse ata bien dakord me këtë dakordësi e noterizojnë, e paraqesin në gjykatë dhe hyn në fuqi menjëherë. Duhet që fëmijët muslimanë që besojnë në Zot dhe që besojnë në botën tjetër, trashëgiminë ta përcaktojnë në bazë të besimit të tyre dhe këtë që ata bien dakord ta noterizojnë dhe të hyjë në fuqi menjëherë në gjykatë. Kështu duhet vepruar. Kjo vlen për këtë rast, por vlen dhe për çdo rast tjetër që trashëgimia ligjore bie ndesh me trashëgiminë e ndarjes fetare. Atëherë, duhet që trashëgimtarët besimtarë t’i rregullojnë punët mes vete në mënyrë që ta paraqesin ashtu siç duhet dhe kjo është e pranuar ligjërisht, nuk ka asnjë lloj problemi ligjor.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon