Pyetje: Dua të falem me gjithë shpirt, por kam frikë se ngatërrohem me disa gjëra dhe s’kam guxim të filloj, si duhet të veproj?
Përgjigje: Fillo, më mirë ngatërrohu e falu sesa të presësh se një ditë do t’i bësh në rregull. Edhe ne kur e kemi filluar sa ngatërresa, sa gabime kemi bërë, i kemi ngatërruar subhane Rabbijel-adhim e subhane Rabbijel-a’la, kur jemi ngrejtur nga rukuja s’kemi thënë gjë fare ose kemi thënë Allahu ekber, e kemi falur namazin me dy rekatë, me një rekat, me selam pa selam. Por duhet të mësohet njeriu dhe me ushtrim të vazhdueshëm përmirësohesh, s’ka asnjë lloj problemi.
Dr. Imam Ahmed Kalaja