Për emigrantët që jetojnë në Europë, a ju lejohet të konsumojnë mish në restorantet kineze?

Pyetje: Nëse hamë ushqim në një restorant kinez që gjendet në Gjermani, për shembull makarona me mish pule, a është gjynah?

Përgjigje: Varet, nëse ata e marrin furnizimin e mishit aty nga Gjermania s’ka problem se thjesht është gatimi kinez me ato erëzat e ato gjërat, s’ka problem është hallall. Por nëse mishi i pulës vjen nga Kina apo e therin vetë ata, varet nëse janë kinezë të konvertuar në protestant, katolik apo janë kinezë të konvertuar në islam është hallall. Por nëse janë kinezë pagan, idhujtarë, nuk është hallall, ngrënia në këtë restorant bëhet haram.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon