Nëse xhenazja nuk varroset për një javë, ku qëndron shpirti i njeriut?

Pyetje: Në qoftë se xhenazja nuk varroset për një javë, ku i rri shpirti të vdekurit derisa të varroset?

Përgjigje: Ne nuk mund të futemi kaq thellë në punët e Zotit. Doli shpirti tani dhe u varros nesër, ku rri shpirti? Doli shpirti tani dhe u varros pas tre orësh, këto tre orë ku rri shpirti? Ku është çudia për Zotin?! Ai që e mban shpirtin tre orë në një vend, mund ta mbajë edhe tre ditë, mund ta mbajë edhe tre javë tek ai vendi derisa të shkojë trupi në varr dhe pastaj ta çojë tek varri për të vazhduar proçedurat, për të vazhduar formalitetet e jetës së varrit.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon