Pyetje: Shpesh herë prindërit e mi zihen, unë anën e kujt duhet të mbaj?
Përgjigje: Këtu ka dy këshilla. E para, mos u fut fare se ata i rregullojnë muhabetet vetë dhe ti do të dalësh i keqi ose do ta mbash ti barrën, kështu që është mirë mos të përzihesh. Nëse duhet patjetër që të përzihesh, mbaj krahun e të vërtetës dhe të drejtës. S’ka këtu krahun e kujt duhet të mbaj, ne duhet të jemi në krahun e të vërtetës. Kështu që, ndonjëherë mund të jetë e drejta me nënën duhet të rrish në krahun e saj dhe mund të jetë e drejta me babën duhet të rrish në krahun e tij dhe nuk ka përcaktim paraprak se në anën e kujt duhet të rrimë.
Dr. Imam Ahmed Kalaja