Pyetje: Kur harrojmë të themi bismilahi rrahmani rrahim kur hamë bukë, çfarë duhet të veprojmë në këtë rast?
Përgjigje: E para, nuk thuhet bismilahi rrahmani rrahim kur hamë bukë. Pra ne duhet të jemi shumë literalist në çështjet e dhikrit dhe të përmendjes së Zotit. Nuk mund të bësh ti dhikër në një formë tjetër që s’e ka bërë Profeti, alejhi selam. Nuk thuhet në fillim të bukës bismilahi rrahmani rrahim, por thuhet bismilah, nuk thuhet kur theret kurbani Bismilahi rrahmani rrahim, por thuhet bismilah, nuk thuhet kur futesh në banjo bismilahi rrahmani rrahim, por thuhet bismilah, nuk thuhet kur del me gruan bismilahi rrahmani rrahim, por thuhet bismilah; jo gjithmonë duhet të thuhet bismilahi rrahmani rrahim si formulë e gatshme. Pra, duhet të jemi shumë konciz, shumë të prerë, shumë të kujdesshëm në terminologjinë e dhikrit në formën se si përmend Zotin, edhe këtu në ushqim thuhet bismilah, kur futemi në shtëpi thuhet bismilah, jo rrahmani rrahim, kur dalim bismilah, kur futemi në xhami bismilah. Atëherë pyetja ka gabim brenda.
Nëse harrojmë të themi bismilah në fillim të ushqimit dhe andej nga fundi kujtohemi themi siç ka thënë Profeti, salallahu alejhi we selem, Bismilahi ewwelehu we ahirahu, ose Bismilahi ewwelihi we ahirihi, që do të thotë bismilahi në fillim dhe në fund.
Dr. Imam Ahmed Kalaja