Nëse fëmijët tremben shpesh!

Pyetje: Janë dy pyetje ku njëri thotë e kam fëmijën katër muajsh dhe tjetri thotë e kam fëmijën katër vjec dhe tremben, çfarë duhet të bëjmë?

Përgjigje: Në këtë rast këshillohen prindërit që t’i lyejnë fëmijët me vaj të kënduar. Thonin profesorat të cilët merren me çështjet e rukjeve dhe të magjive: “Vaji i kënduar për fëmijët është më i mirë se dhjetë rukje rradhazi.”
Veprohet në këtë mënyrë: merret një shishe me vaj ulliri dhe i këndohet sure nga Kurani (Fatihaja, Elif lam mimi, ajetin kursij, dy ajetet e fundit të sures Bekare, tre suret e fundit) sa më shpesh, nga 50 herë, ose nga 30 herë, ose nga 10 herë edhe mbasi i mbaron i fryn vajit (shiko videon për demostrim), me këtë vaj e lyen fëmijën dhe me shpresën e Zotit do t’i largohet.
Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon.