I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi we selem, tha: “Nëse doni që t’ju falen gjynahet që keni bërë në një takim (pra keni folur jo mirë), atëherë mbylleni atë takim duke thënë: “Subhaneke All-llahumme we bihamdik, eshhedu en la ilahe il-la ente, estagfiruke we etubu ilejek.” Kush e thotë këtë fjali mbasi ka ndenjur në një takim apo në një mexhlis Zoti i Madh do t’ia fali çfarë mund të ketë thënë në takim, apo rrëshqitjet që mund të ketë bërë gjatë atij takimi.
Dr. Imam Ahmed Kalaja