A lejohet që të mbahet një Kuran i vogël i varur në makinë?

Pyetja: A lejohet që të mbahet një Kuran i vogël i varur në makinë?

Përgjigja: Jo, nuk lejohet, sepse është mungesë edukate me Kuranin famëlartë. Nuk ka zbritur kurani për t’u bërë aksesor zbukurimi dhe bizhuteri e makinave apo e lokaleve. Kurani ka zbritur për diçka shumë më të rëndësishme, për t’u lexuar, për t’u mësuar, për t’u studiuar, për t’u zbatuar, për t’u kuruar me të, për t’u arbitruar tek ai. Dhe nuk ka zbrit Kurani që të trajtohet si bizhu. / Dr. Imam Ahmed Kalaja. Kliko këtu për të shikuar videon.