Pyetja: Kam pasur debate me bashkëshortin dhe ai nuk dëshiron që unë të shkoj tek familja ime, thotë shko vetëm tek familja ime, ndërkohe që ai jeton jashtë dhe unë jetoj e vetme këtu!
Përgjigja: Nuk ka të drejtë bashkëshorti ta ndalojë bashkëshorten e tij nga vajtja tek familja e saj. Kështu që vëllai në fjalë duhet të jetë pranë familjes, duhet t’i përgjigjet nevojave të familjes. Nuk është nevoja që familjes t’i dërgosh vetëm para, por të jesh prezent, t’i përgjigjesh nevojave. Dhe në momentin që ti nuk e bën këtë, të paktën mos bëj diktatorin të ndalosh bashkëshorten nga familja e saj, sepse nuk është kjo normale as në logjikë, as në burrëri, e jo më që të jetë kjo, le të themi, diçka që mund ta bëjë një musliman i mire, një besimtar i mirë. / Dr. Imam Ahmed Kalaja. Kliko këtu për të shikuar videon.