Në lidhje me duart dhe tekbiret e namazit?

Pyetje: Donim t’ju pyesnim në lidhje me duart dhe tekbiret e namazit?

Përgjigje: Kjo është një çështje për të cilën ka medh’hebe dhe mendime të ndryshme. Ka një mendim që thotë: duart ngrihen në sa herë që njeriu ulet dhe ngrihet në namaz. Ka një mendim mqë thotë: duart ngrihen vetëm në tekbirin fillestar. Ka një mendim që thotë se duart ngrihen në namaz në katër raste: në tekbirin fillestar, kur bie në ruku, kur çohesh prej rukuje dhe kur çohesh në rekatin e tretë.

Për të gjitha këto ka mendim dhe ka interpretim, ajo që është transmetuar më shumë është ngritja e duarve në tekbirin fillestar, kur bie në ruku, kur çohesh prej rukuje dhe kur çohesh në rekatin e tretë. Kjo është ajo që është transmetuar më shumë, porse edhe këto tjerat janë të pranueshme dhe nëse njeriu i ngren duart vetëm një herë kur thotë “Allahu ekber” namazi i tij është në rregull dhe për këtë ka orientim. Nëse njeriu i ngren duart në tekbirin fillestar, pastaj i ngre duart në çdo ulje dhe ngritje, sa herë bie në sexhde, sa herë çohet prej sexhdes, sa herë bie në ruku, domethënë sa herë që ulet dhe çohet i ngren duart edhe për këtë ka orientim. Por më e sakta, ose ajo që është transmetuar më së shumti është ngritja e duarve në tekbirin fillestar, kur bie në ruku, kur çohesh prej rukuje dhe kur çohesh në rekatin e tretë.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon