Pyetje: Shumë muslimanë e dinë vlerën e moralit dhe sjelljes së mirë, mirëpo e kanë të vështirë ta përvetësojnë tërësisht, ku qëndron problemi?
Përgjigje: Allahu e din më së miri! Themi që ai njeri i cili nuk gëzon moral të lartë dhe që nuk ka karakter të përsosur, problemi i tij është tek besimi në Zot. Po po wAllahi. Sepse nëse njeriu do të besonte se Zoti është Dëgjuesi, është Shikuesi, është Mbikëqyrësi i tij dhe se një ditë do të dali përpara Allahut (xhele xhelaluhu) për të dhënë llogari dhe se ndëshkimi i Zotit (xhele xhelaluhu) për atë që nuk gëzon moral të lartë dhe të përsosur është i madh. Pikërisht këto janë shkaqet.
Prandaj dhe dijetarët kanë thënë: “Çdo mëkat, nuk është gjë tjetër vetëm se mangësi në teuhid.” Prandaj kur njeriu ka një moral jo të mirë, një karakter jo të përsosur, do të thotë që njeriu ka mangësi në teuhid. Pra, gjëja e parë që këshillohet njeriu është të rregullojë besimin në Zot, të njohë emrat dhe cilësitë e Allahut (xhele xhelaluhu), t’i rilexojë dhe një herë ato tekste të cilat flasin për shpërblimin që ka të bëjë me moralin e lartë, me karakterin e përsosur, sepse këto do të jenë nxitësit më të fortë dhe më të mëdhenj që njeriu të ketë moral dhe karakter të përsosur.
Dr. Imam Ahmed Kalaja
Kliko këtu për të shikuar videon