A lejohet të punosh në bankë? – Dr. Imam Ahmed Kalaja

Pyetje: Jam i diplomuar në fakultetin ekonomik dhe dua të di a e kam të lejuar të punoj në bankë?

Përgjigje: Kjo pyetje na kujton hadithin e Profetit Muhammed (salallahu alejhi ue selam) që thotë: “Do të vijë një kohë që nuk do të ketë njeri që nuk do të hajë prej kamatës, e ai që shpëton prej kamatës do t’i vijë atij prej pluhurit të kamatës.”
Banka ka disa shërbime. Nëse ky shërbim që ti bën në bankë nuk ka të bëjë me kamatën është hallall, nëse ky shërbim që ti bën në bankë ka të bëjë me kamatën është haram.
Dija në islam është dy llojesh: dije që është obligim për çdo musliman (të mësojë adhurimet, abdesin, namazin etj.), dhe një dije tjetër që nuk është obligim për të gjithë njerëzit, por është obligim për një kategori njerëzish; si në rastin tonë, njerëzit që specializohen në fakultete të tilla duhet të mësojnë ligjet islame për kamatën, për tregtinë, për qiradhënien etj., në mënyrë që mos të bien në kamatë. Porse puna në bankë në përgjithësi është me probleme. Lus Allahun që të na fali e të na mbrojë të gjithëve!
Dr. Imam Ahmed Kalaja
Kliko këtu për të shikuar videon