Më ka ndërruar jetë bashkëshorti dhe falem e bëj dhikër për të, a bëj mirë?

Pyetje: Ka dy vite që më ka vdekur burri dhe fal namaz për të dhe bëj dhikër për të, a bëj mirë për burrin tim?

Përgjigje: Kjo është lodhje pa shpërblim. Të vdekurit i shkojnë disa adhurime si sevape dhe shpërblim, por jo gjithçka. Kështu që, nuk mund të agjërosh për të vdekurin, nuk mund të falësh namaz për të vdekurin, nuk mund të bësh dhikër për të vdekurin. Të vdekurit i shkon sadekaja, sepse ka argument. Të vdekurit i shkon lëmosha rrjedhëse, sepse ka argument. Të vdekurit i shkon duaja, sepse ka argument. Të vdekurit i shkon istigfari për të, pra kur i kërkojmë falje Zotit për të, sepse ka argument. Të vdekurit i shkon haxhi ose umreja nëse personi nuk ka pasur mundësi që ta bëjë, nëse ka pasur mundësi që ta bëjë e s’e ka bërë këtu pastaj ka dy mendime dijetarësh.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon