Kur marr abdes harroj të bëj nijetin, a është i rregullt abdesi?

Pyetje: Hoxhë i nderuar, unë falem, por kur marr abdes harroj shpesh që të bëj nijetin, a kam bërë gjynah dhe a është i rregullt abdesi?

Përgjigje: Ç’do të thotë nijet? Nijet do të thotë vetëdija e personit përse po e bën një veprim. Ti në momentin që shkove tek çezma për të marrë abdes pse shkove? Për të marrë abdes, ky është nijeti. Pra, ky është nijeti yt, në momentin që ti shkove tek çezma për të marrë abdes, përderisa ti je kaq i vetëdijshëm që po shkon tek çezma për të marrë abdes ky është nijeti. Nuk është kusht që nijeti të bëhet: “Kam bërë nijet që të marr abdes për të fal namazin e drekës”, kjo pastaj e kthen në bidat, sajesë. Nuk lejohet që të bëhet nijeti me gojë, sepse bërja e nijetit me gojë është bidat në islam, është sajesë në islam, gjë për të cilën njeriu nuk shpërblehet por dënohet. Pavarsisht se ka libra që e thonë, njerëz që e thonë, gjendet nëpër libra, por jo çdo gjë që gjendet nëpër libra do të thotë se është e konfirmuar.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon